..:: WwW.Kosova-Live-KS.Tk ::.. Mirsevinii shpresojm te gjeni sa me shum info rreth gjithqkaa qa deshironi :)
Kjo Web faqe si dhe Faqja Jon ne facebook Mbvrohet nga OHG - Online Hackers Group kshtu qe mos tentoni me Hackirat - FLM per mirkuptim
Tetë talentët që Barcelona do t’i përcjellë në vitin 2011
admin on 01/04/2011 at 11:14am (UTC)
Drejtuesit e Barcelonës kanë identifikuar tetë talentë të rinj të cilët luajnë rreth e qark botës, për tŽi ndjekur gjatë vitit që vjen.
Derisa Blaugranët kanë shumë shpresa për Rafa Alcantara, kjo nuk i ka penguar drejtuesit e klubit spanjoll të identifikojnë sulmuesit e mundshëm të së ardhmes.
Sipas gazetës spanjolle Sport, tetë djelmoshat që do të merren parasysh nga Barcelona janë:
Vitolo (Las Palmas)
Sulmuesi po ashtu është duke u ndjekur edhe nga Real Madridi dhe vlerësohet në regjionin e 5 milionë euro.
Ricky van Wolfswinkel (Utrecht)
Wolfswinkel është parashikuar të jetë ylli i ardhshëm i madh i Holandës dhe është spekuluar se Liverpooli tashmë ka bërë përpjekje ta transferojë atë.
Jesse Rodriguez (Real Madrid)
17-vjeçari shihet si një prej lojtarëve më të zgjuar të rinj të Real Madridit. Ai është i njohur për ritmin dhe aftësitë e tij në top.
Saul Niguez (Atletico Madrid)
Tash vetëm 16-vjeçar, Saul vjen nga radhët e të rinjve të Real Madridit. Ai ka qenë me Atleticon për tre sezonet e kaluara.
Alvaro Morata (Real Madrid)
Morata është duke krijuar një reputacion të shpejtë nëpër Evropë. Ai ka depërtuar në ekipin e parë të Jose Mourinhos këtë sezon.
Romelu Lukaku (Anderlecht)
Belgu shihet si sulmuesi i ri më i nxehtë në Evropë. Real Madridi dhe Chelsea janë favoritë për të nënshkruar me të në fund të sezonit.
Paco Alcacer (Valencia)
Sulmuesi i kombëtares U17 të Spanjës tashmë është lidhur me një kalim në Arsenal dhe Chelsea këtë sezon.
Alvaro Vazquez (Espanyol)
Tash 19-vjeçar, Vazquez ka qenë zbulimi i këtij sezoni, pasi gjeti veten në planet e trajnerit Mauricio Pochettino. /Telegrafi/
Messi kthehet në stërvitje
admin on 01/04/2011 at 11:07am (UTC)
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është kthyer në stërvitje dhe pritet të luajë kundër Athletic Bilbaos në ndeshjen e të mërkurës në kuadër të Kupës së Mbretit.
Trajneri Pep Guardiola i dha pushim më të gjatë për festa argjentinasit 23-vjeçar, ashtu që ai rifilloi stërvitjet të hënën- njofton faqja zyrtare e Barcës.
Messi nuk ishte pjesë e skuadrës blaugrane, e cila të dielën e mposhti Levanten me rezultat 2-1 në Camp Nou. /Telegrafi/
Messi kthehet në stërvitje
admin on 01/04/2011 at 11:07am (UTC)
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është kthyer në stërvitje dhe pritet të luajë kundër Athletic Bilbaos në ndeshjen e të mërkurës në kuadër të Kupës së Mbretit.
Trajneri Pep Guardiola i dha pushim më të gjatë për festa argjentinasit 23-vjeçar, ashtu që ai rifilloi stërvitjet të hënën- njofton faqja zyrtare e Barcës.
Messi nuk ishte pjesë e skuadrës blaugrane, e cila të dielën e mposhti Levanten me rezultat 2-1 në Camp Nou. /Telegrafi/
Serbët më të interesuar për Kosovën se për BE-në
admin on 01/04/2011 at 11:01am (UTC)
Një hulumtim i bërë në Serbi ka treguar se serbët nuk e duan edhe aq shumë integrimin në BE.
Në anketën e titulluar “Si e shikojnë serbët tranzicionin”, përkatësisht në pyetjen nëse do të ballafaqoheshit me zgjedhjen ndërmjet Kosovës dhe BE-së, 47 për qind kanë thënë se do të zgjidhnin Kosovën, 24 BE-në, ndërsa 29 nuk kanë ditur çka të zgjedhin, njoftuan të martën mediat serbe.
Kur është fjala për datën e anëtarësimit në BE, në Serbi më parë kanë menduar për vitin 2016, ndërsa tani ata mendojnë se 2017-ta do t’i gjejë në BE.
Anketa është zhvilluar me 1,813 respondentë dhe nuk ka përfshirë Kosovën. /Telegrafi/
Geti: Hip-hopi po cilësohet si muzikë për fëmijë
admin on 01/04/2011 at 11:00am (UTC)
Anëtari i grupit “Tingulli 3nt”, Getoar Selimi, gjatë një prononcimi për Telegrafi.com ka thënë se disa artistë ‘jo të vërtetë’ të hip-hopit kanë bërë që ky zhanër muzikor të cilësohet si muzikë për fëmijë.
Dhe pikërisht si tentim për t’u treguar atyre se kush janë ‘artistë të vërtetë’, “Tingulli 3nt” ka realizuar edhe këngën “Ma I Madhi N’Ven”, të cilin titull e mban edhe albumi i fundit i grupit, dhe e cila përmes metaforave kritikon reperët shqiptarë.
“Tekstet e këngëve tona janë të përjetuara nëse jo nga afër atëherë nga lart. Unë gjithmonë e shkruaj atë që më rrethon në momente dhe kohë të caktuar. Këngën ‘Ma I Madhi N’Ven’ e kam shkruar në makinë rrugës për në Tiranë ku unë kohëve të fundit kam parë gjithçka çka nuk është dashur ta shoh, të paktën jo në një ‘artist’. Më mundon fakti që hip-hopi po cilësohet si muzikë për fëmijë dhe të njëjtën kohë më pëlqen që publiku jonë, tashmë shumica janë të rritur”, ka thënë Getoari.
“Dua të them që [kënga] nuk i dedikohet dikujt në veçanti. Secili e gjen vetën në atë këngë edhe ata që janë vërtet artistë që meritojnë e edhe ata që i prek fakti qe nuk janë të vërtetë. Por gjithmonë ekziston edhe fakti që kemi të bëjmë me njerëz që as nuk e dinë kush janë, pse janë, sa janë. Prandaj ‘nëse ti gabon ose mendon të më shfrytëzosh mua për interesa të ndryshme, e unë jam ai që ta kam hapur rrugën t’i kam thyer shumë barriera shumë vjet përpara, atëherë të tregoj unë kush është ma i madhi n’ven’”, ka pohuar Getoari. /Telegrafi/
Risit e vitit te kaluar (2010)
admin 1 on 01/02/2011 at 11:11pm (UTC)
Viti 2010 për shumë këngëtarë e këngëtare ka qenë shumë i begatshëm. Një pjesë e madhe e tyre kanë sjellë në tregun muzikor këngë dhe videoklipe të reja. E gjithashtu janë shfaqur këngëtarë të rinj. Disa prej tyre vetëm patën premtuar albume, e shumë prej tyre edhe publikuan albume. Ndërsa ka pasur edhe disa nga ata që nuk i kanë preferuar fare albumet gjatë vitit të kaluar.
Mc Kresha ndër më aktivët e vitit 2010
Reperi kosovar MC Kresha vitin e kaluar bëri bujë me këngën e tij “Lej Fleshat”. Ai po në vitin 2010 ka pasur shumë bashkëpunime, por edhe videoprojekt të premtuar e të mosrealizuar - duetin mes tij dhe grupit “Garazhat e Bardha”.
Kresha së fundi zbuloi për Telegrafi.com se së shpejti do të publikohet kënga e tij më e re, kjo një bashkëpunim me këngëtaren që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, Aurela Gaçe.
“Bashkëpunimi im me Aurela Gaçen pritet të jetë vërtet i suksesshëm. Videoklipi është realizuar nga produksioni ‘Pulla’, ku së shpejti do të transmetohet në televizionet tona”, kishte pohuar Kresha. Ai së shpejti do të sjellë në treg edhe videoklipin e tij “Not U”.
Viti që kaloi ka qenë shumë i ngjeshur për Mc Kreshën, pasi ai ka publikuar edhe albumin e tij me të cilin është shprehur shumë i kënaqur. Sa i takon premtimeve për vitin 2011, reperi kosovar ka thënë se është duke e bërë gati një “mixtape” së bashku me reperin Lyrical Son.
Tingulli i 3nt vjen me album pas tre vitesh
Gjithashtu hip-hop grupi “Tingulli 3nt”, muajin dhjetor lansoi albumin e tyre të titulluar “Ma I Madhi N Ven”. Ky album është pritur të realizohet tashmë tre vite, por anëtarët e grupit kanë treguar se për shkak të angazhimeve të shumta nuk kanë mundur ta përfundojnë deri tash albumin.
“Ne jemi shumë të kënaqur me këtë album është diçka më ndryshe se herëve të tjera. Është më shumë se hip-hop, mendoj se shumë njerëz që nuk dëgjojnë hip-hop e gjejnë veten aty’”, pati thënë Getoar Selimi anëtari i grupit “Tingulli 3nt” për Telegrafi.com.
Albumi ‘i premtuar’ i Lyrical Son
Reperi Lyrical Son, emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi, pati thënë për Telegrafi.com se ai është duke u përgatitur për albumin e tij të dytë, por gjatë vitit që kaloi nuk u publikua asnjë album i tij.
“Jam në përfundim e sipër të albumit tim të dytë. Albumi do të këtë më shumë se 16 këngë ku muzika do të jetë më shumë ‘reggae’. Këtë album jam duke e realizuar për vete, sepse muzika për mua është gjithçka që unë kam në jetë”, pati pohuar reperi .
Rikthehet Bim Bimma
Pas një pushimi të gjatë nga muzika reperi Bim Bimma u kthye sërish në skenën muzikore me këngën “Zani i skamjes”. Pas suksesit me këtë këngë, reperi pati zbuluar se më 3 janar 2011 do ta publikojë edhe albumin e tij të ri.
“Ky album është edicion i limituar prej 5.000 kopjeve dhe kushton tre euro. Promovimi i albumit do të bëhet më 3 janar të vitit 2011, që është ngjarja më e madhe në karrierën time”, pati deklaruar Bim Bimma.
Repi dominon vitin me Fuga
Edhe për reperin Fuga viti 2010 mund të quhet si i suksesshëm, pasi këngët e tij në bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe Florin u bënë hite. Ai pati deklaruar për Telegrafi.com se nuk i preferon albumet.
“Para një viti unë kam edituar albumin tim. Nuk është që nuk jam ndarë i kënaqur, por tek ne nuk ka edhe shumë fitime nga albumi, prandaj unë personalisht nuk e preferoj albumin. Më me shumë dëshirë i preferoj videoklipet”, pati deklaruar reperi.
Dafina dhe Argjentina – të rejat e muzikës shqiptare
Përveç albumeve e këngëve të reja, në tregun muzikor janë shfaqur edhe këngëtarë të rinj. Dafina Rexhepi është njëra prej këngëtareve e cila u shfaq këtë vit në skenën e muzikës shqiptare. Ajo pati thënë për Telegrafi.com se muzika nuk është një profesion i lehtë, sepse duhet shumë punë.
“Asnjë punë nuk është e lehtë. Muzika në shikim të parë duket profesion i lehtë dhe pa probleme por në momentin që je brenda, atëherë e sheh se është shumë më e vështirë se sa që e mendon”, ishte shprehur Dafina.
Një vajzë tjetër shumë simpatike e cila fitoi shumë lehtë famë është Argjentina Ramosaj. Ajo shumë shpejt edhe u adaptua në botën muzikore. Argjentina pati thënë për Telegrafi.com se fama është një gjë shumë e bukur për një artist.
“Fama është një gjë shumë e bukur për një artist. Sa më shumë famë aq më shumë do të ketë njerëz që e dëgjojnë dhe e vlerësojnë muzikën, punën tënde”, kishte thënë Argjentina.
Roku kosovar i vitit 2010 karakterizohet me grupin “Troja”
Gjatë muajit nëntor grupi”Troja” realizoi njërin prej koncerteve më të suksesshme të quajtur “The Young Gettopeans”, që ishte një protestë për mos liberalizimin e vizave për Kosovën. Grupi “Troja” këtë koncert e ka quajtur shumë të suksesshëm dhe ka zbuluar se teleshikuesit do të mund ta ndjekin këtë koncert më datën 1 janar (sot) në televizionin KohaVizion.
“Ky koncert ka qenë shumë i suksesshëm dhe ne kemi vendosur që për festat e fundit-vitit, saktësisht me datën 1 janar, ta transmetojmë në KohaVizion, pati pohuar për Telegrafi.com anëtari i grupit Violand Shabani.
Rok grupi kosovar në ditët e fundit të vitit të kaluar pati zbuluar edhe se kanë ndaluar shitjen e albumit “Amaneti i Clown-it”. Kjo për arsye të mosmarrëveshjeve me kompaninë edituese e cila nuk i ka paguar të hollat grupit.
“E kemi ndaluar shitjen e ‘Amaneti i Clown-it’ për shkak të disa mosmarrëveshjeve me kompaninë përkatëse, e cila nuk i ka paguar të hollat. Gabimi ynë ka qenë se nuk kemi nënshkruar një kontratë paraprakisht. Ata mund të kenë shitur diku dy apo tre mijë CD, por ajo çka është interesante është se si album nuk shitet më”, pati pohuar anëtari tjetër i grupit Bujar Berisha.
“Troja” për Telegrafi.com pati zbuluar se pas Vitit të Ri do të vijnë me këngë të reja, dhe se shpresojnë të realizojnë turne në gjithë Kosovën.
“Jemi duke punuar në disa këngë. Nuk ka asgjë definitive se kur do t’u realizohen videoklipet, por besojmë që pas vitit të ri do të sjellim diçka të re. Gjithashtu shpresojmë që vitin e ardhshëm të realizojmë një turne në gjithë Kosovën. /Telegrafi/